Të fundit

PDSH nuk merr pjesë sot në seancën e Kuvendit Komunal

Përmes një publikimi në Fb, PDSH ka rikonfirmuar qëndrimin e saj për mospjesëmarrje në seancën e Kuvendit Komunal që mbahet sot me fillim nga ora 10.

Sipas tyre kjo seancë e Kuvendit Komunal shërben për dhënie infuzioni Pushtetit Lokal sa për të kaluar edhe tre muaj jetë.

Publikimi i plotë i PDSH-së:

Duke monitoruar situatën politike lokale në komunën Preshevë nga data 2 mars e gjer sot PDSH nuk do të merr pjesë në seancën e Kuvendit Komunal e cila është caktuar nga ora 10:00. Kjo seancë e Kuvendit Komunal shërben për dhënie infuzioni Pushtetit Lokal sa për të kaluar edhe tre muaj jetë. PDSH nuk ka nevoj për infuzione ashtuqë të shtyj jetën e saj politike në kohë. Nga ana tjetër ky pushtet i udhëhequr nga dy tre trafikant të resurseve njerzore për këto ditë ka dëshmuar sjellje politike të nivelit më të ulët madhërie duke përdor metodat apsolut jodemokratike ndaj këshilltarëve të Kuvendit Komunal. Një situatë e tillë është e paparë ndonjëher më parë. Ky është Kuvendi i kostove qindra mijra eurosh që i kushton taksapaguesëve të komunës Preshevë edhe ate i shoqëruar me dyshime të mëdha të aferave korruptive të dy kryesharllatanëve në ballë të dy institucioneve më të larta të Pushtetit Lokal.