Lajme

Serbi: Sot 22 persona të vdekur nga Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë raportuar 22 persona që e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19

Po ashtu sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë, janë shënuar 13,693 raste të reja.

Sipas mediave serbe thuhet se që nga shfaqja për herë të parë të virusit në Serbi, është regjistruar numër pesëshifror i të infektuarve.

Numri i përgjithshëm i pacientëve me aparate respiratore është 86.