Lajme

Serbi: Për Vitin e Ri kafiteritë do të punojnë deri në ora 18:00

Shtabi i Krizave vendosë: Për vitin e ri kafiteritë punojn vetëm deri në ora 18:00

Për vitin e ri, më 31 dhjetor, objektet hotelierike, restorantet dhe kafenetë do të punojnë deri në orën 18:00, është vendosur sot në Shtabin e Krizave.

Kjo masë do të vlejë për të gjithë lokalet edhe në Luginë të Preshevës.

E njëjta masë mbetet në fuqi më 1 janar 2021.

Përveç kësaj, dyqanet që shesin produkte ushqimore, më 31 dhjetor do të jenë të hapura deri në orën 20:00.

Këto masa do të qëndrojnë në fuqi të paktën deri më 10 janar.

Seanca e Shtabit të Krizave përfundoi rreth orës 15:40, pas së cilës nuk kishte asnjë adresë zyrtare nga anëtarët e saj.

Një konferencë për shtyp është planifikuar për nesër.