Të fundit

Cakaj: Do japim mbështetje financiare KKSH-ve të Malit të Zi e Luginës së Preshevës

Ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë Gent Cakaj, premton se do të vazhdojë me përpjeket për ti mbështetur shqiptarët e Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës, transmeton Ministria e Lajmeve.

Kryediplomati Cakaj është shprehur Qeveria shqiptare do ti ndihmojë financiarisht Këshillat Kombëtar Shqiptar të trojeve të lartëpërmendura me disa projekte konkrete, si organizmin e kurseve të gjuhës shqipe në Tivar dhe projekti për ndihmë jurike kundër procesit të pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Serbi

Postimi i plotë :

Në përputhje me përpjekjen tonë për t’iu dhënë mbështetje të gjithë shqiptarëve në rajon, veçanërisht atyre në Mal të Zi e në Luginë të Preshevës, kemi vendosur të ndajmë ndihmën financiare edhe në disa projekte sipas kërkesave të Këshillave Kombëtarë Shqiptarë.

Më konkretisht, ne do të mbështesim projektet për organizim të kurseve për mësimin e gjuhës shqipe për nxënësit shqiptar në Tivar, fushatën sensibilizuese për deklarimin e identitetit kombëtar në procesin e censusit të 2021 në Mal të Zi, projektin e ndihmës juridike falas kundër procesit të pasivizimit të adresave të shqiptareve dhe disa propozime nga shoqëria civile e Luginës së Preshevës, për të gjallëruar punën e tyre të vyer.

JemiNjë