Lajme

Serbi: Çdo punëtor do ti marr nga 48,000 dinarë, regjistrimi për 60€ përmes telefonit

Gjithçka qe duhet te dini në lidhje me ndihmën e re nga qeveria Serbe, secili punëtor do ti marrë nga 48,000 dinarë, regjistrimi për 60 euro do te behet përmes telefonit.

Shteti do të ndajë dy miliard e gjysmë për të ndihmuar ekonominë dhe qytetarët.

Këtë herë qytetarët mbi 18 vjet do te mund te marrin dy here nga 30 euro, ndersa pensionistet pervec ketyre 60 eurove do ti marrin edhe 50 qe ne total i bie 110€ nga qeveria per penzioneret.

Përveç kësaj ndihme ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme do të marrin 50 përqind të minimumit tre herë, që është 48,000 dinarë për secilin punonjës, ndersa per ndermarrjet e medha ende po diskutohet ky opsion.

Presidenti Aleksandar Vuçiç tha se pagat minimale do te fillojne te paguhen nga 1 prilli, ndersa ndihma per qytetarët do te filloje nga maji ku mund ti marrin 30 euro dhe ne muajin nentore edhe 30 euro te tjera.

Nga ministria e Financave thonë se kjo ndihme do të realizohet njëjtë sikur ndihma e vitit te kaluar prej 100 euro.

Të gjithë shtetasit e rritur të Serbisë, të cilët kanë një kartë identiteti të vlefshme dhe vendbanimin në vendin tonë, do të mund të aplikojnë përmes qendrës së kontaktit ose përmes faqes së internetit për pagesën prej 60 eurove.

Për ta bërë aplikimin do të kërkohet numri personal numri i letërnjoftimit emri i bankës ku doni ti merrni paratë.

Nëse doni te regjistroheni përmes qendrës së kontaktit, ky eshte numri i telefonit 0800 101 100.