LajmeTë fundit

Shpallet Vendimi i përfituesve të mjeteve të pakthyeshme për subvensionimin e subjekteve ekonomike në pronësi private për vitin 2019

Shpallet Vendimi i përfituesve të mjeteve të pakthyeshme për subvensionimin e subjekteve ekonomike në pronësi private për vitin 2019

Në bazë të Konkursit të realizuar nga Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për Komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, subjekteve ekonomike të komunës së Preshevës, gjegjësisht shtatë ndërmarrjeve i ndahen gjithsej afër 17.000.000 dinarë mjete të pakthyeshme.

Qëllimi i këtij Konkursi ka qenë financimi i pajisjeve/maqinerive për subjektet ekonomike të cilat kanë tendencë rritjen e prodhimtarisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Nga 9 subjekte ekonomike të paraqitura në konkurs, 7 prej tyre morrën pikët e mjaftueshme pë t`u ranguar të parat.