Sekuestrohet vila e ish-kryeministrit Berisha në Gjirin e Lalzit
Vila e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, në Gjirin e Lalzit është sekuestruar.
Berishës i është caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe i është bllokuar pasaporta, pas akuzave për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, raportoi “TCh”.
Sali Berisha dyshohet për korrupsion pasiv të funksionarëve në bashkëpunim. Veç tij, Gjykata e Posaçme vendosi detyrim paraqitje edhe për Fatmir Bektashin, ndërsa është arrestuar Jamarbër Malltezi. /tch