Të fundit

Sekretari shtetërorë i përgjigjet Kuvendit të Preshevës, tregon se a mund të mbahet seanca

Ministria e administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale e Serbisë, përmes një shkrese, më 10 shtator i është përgjigjur kryetarit të Kuvendit tëPreshevës, Agim Sabedini, në lidhje me mbarëvajtjen e votimit për shkarkimin e Shqiprim Arifit nga pozita e kryetarit të Komunës së Preshevës.

“Në bazë të nenit 49, alinesë 1, të Ligjit për vetëqeverisjen lokale, përcaktohet se kryetari i komunës mundë të shkarkohet para kohës për të cilën është zgjedhur, me propozim të arsyetushëm të më së paku një të tretës së këshilltarëve, në tënjejtën mënyrë sikurse edhe është zgjedhur, me votim të fshehtë.” thuhet në përgjigjen e Ministrisë mes tjerash.
Kuvendi komunal i Preshevës, respektivisht kryetari Agim Sabedini, ka kërkuar mendim nga Ministria në lidhje me mundësitë dhe hapat ligjor që duhet marrë, pasi që siç ka thënë Sabedini, për shkak të parregullsive dhe pengesës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit nga ana e disa këshilltarëve, në seancën e jashtëzakonshme të datës 27.08.2020.

“Në lidhje me punimet e Kuvendit dhe mbajtjes sëseancave, në nenin 38 alinea 2 e Ligjit, përcaktohet se kryetari i kuvendit organizon funksionimin e tij, fton e udhëheqë seancat dhe kryen punët e tjera të përcaktuar me ligj dhe me Statutin e komunës.” vazhdon përgjigja e Ministrisë për Kuvendin e Preshevës.