Teknologji

Së shpejti në treg iPhone ekonomik

iPhone i lirë i Apple, i cili është përfolur për muaj të tërë, do të hyjë në prodhim në shkurt dhe kompania do ta zbulojë atë për publikun në muajin mars, shkruan agjencia Bloomberg, që citon persona pranë Apple.

”Për të bashkuar pjesët do të përfshihen kompanitë tajvaneze Pegatron, Wistron dhe Foxconn”, shton Bloomberg, përcjell atsh.

Pajisja do të jetë iPhone i parë me kosto të ulët pas iPhone SE të vitit 2016.