Teknologji

TikTok ndalon mesazhet private te përdoruesit nën moshën 16-vjeçare

Rrjeti social, TikTok ka vendosur që të ndalojë mesazhet private për ata që janë nën moshën-16 vjeçare për të parandaluar pedofilinë.

Kjo veçori do të mundësohet në fund të muajit.

Është hera e parë që një platformë e madhe sociale do të bllokojë mesazhet private për adoleshentë.

Një studim nga “Ofcom”, ka treguar që TikTok është përdorur nga 13 për qind e fëmijëve nga mosha 12 deri në 15 vjet, vitin e kaluar.

TikTok ka treguar që ata që do të ndikohen nga kjo veçori, do të pranojnë një njoftim në telefon dhe pastaj do ta humbin mundësinë e kyçjes në mesazhe më 30 prill, raporton BBC, transmeton Koha.

Siguria e fëmijëve online, ekspertët kanë thënë se ky është një veprim i guximshëm dhe tregon që platformat mund të luftojnë shumë dukuri. Ata gjithashtu kanë cekur se ata që merren me pedofilinë, mesazhet direkte me viktimat i shfrytëzojnë si një nga mënyrat për komunikim me viktimat.

Ky rrjet social ka shënuar rritje së fundmi pas izolimit të shumicës së vendeve.