Sadriu: Sjellja tendencioze e komandatit të policisë në Preshevë nuk i kontribon paqes dhe qetësisë
KUMTESË PËR OPINION NGA UD DREJTORI I SHTËPISË SË KULTURËS NË PRESHEVË – komandanti i policisë me këtë sjellje tendencioze, nuk i kontribuon paqes dhe qetësisë në qytetin e Preshevës
Sot, dy pjesëtarë të MPB-së, respektivisht, dy policë nga Stacioni Policor në Preshevë, gojarisht më ftuan në bisedë informative, me urdhër të komandantit Marijan Petroviq, në lidhje me shfrytëzimin e sallës së Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica”, nga ana e Fondit Humanitar për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë, ku u mbajtë më datē 12.11.2022.
Me këtë rast, #refuzova që të paraqitem, me arsyetimin se duhen të më dërgojnë ftesë zyrtare. Tubimi në fjalë, është realizuar në bazë të Nenit 13 Ligji për tubime publike.
Për fund, mendoj se komandanti në fjalë, me këtë sjellje tendencioze, nuk i kontribuon paqes dhe qetësisë në qytetin e Preshevës.
- Kujtim Sadriu, ud drejtor