Të fundit

Arifi pret në Bujanoc këshilltaren politike e ambasadës së SHBA-së në Beograd

Delegacionin nga ambasada e SHBA-së në Beograd që ka qëndruar për vizitë sot në Bujanoc dhe Preshevë e ka pritur edhe Nagip Arifi.

Ai në zyrën e komunës së Bujanocit ka biseduar për gjendjen e përgjithshme politike. 

Postimi i plotë në Facebook nga Nagip Arifi: 

Sot, pata kënaqësinë ta mirëpres këshilltaren politike të Ambasadës së ShBA-së në Beograd znj. Alice Wolfram. 

Me zonjën Wolfram biseduam për situatën politike dhe të sigurisë në Luginë të Preshevës. E njoftova për procesin e regjistrimit të popullsisë, si dhe për ngecjen e implementimit të planit 7 pikësh nga ana Qeverisë së Serbisë.