Ryshfeti i policëve në Morinë: Si u ndihmua Zajmina Vasjari për të kaluar në kufi, urdhrat e shefit
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore e aksionit të SPAK në doganën e Morinës.
Në një episode të përgjimeve të SPAK, protagonist është edhe artistja Zajmina Vasjar





Për të kaluar doganën me fëmijë të mitur duhet të kesh një prokurë nga prindi tjetër, pro me ndihmë të policivë të korruptuar, kjo u bë krejt e thjeshtë për këngëtaren, e cila ka kaluar fëmijët e saj në kufi pa prokurën e posaçme.
Në dosjen e Prokurorisë theksohet se datën 02.01.2022, ora 10:57, në aplikacionin “Whatsapp”, shtetasi i regjistruar me emrin “Tani Durrës” i thotë Laertit Sulos me sms: “…..është nusja e një shoku të ngushtë me kalamajtë aty Morinë, po s’ka prokurë, Zajmina Vasjari.





Laert Sulo Polici: Kur do kthehet?
Tani: Ja ta pyes… dy ditë, datë 4 ka kthim…
Laerti: Ok, çfarë makine ka ose jepi nr. tim të flas me të…
Tani: ‘Renxh Rover’ ‘AA001UD’…
Laerti: Ok.
Menjëherë më pas, ora 11:00, Laert Sulo ia kalon me mesazh targën e automjetit të shtetases si porosi për ta ndihmuar punonjësit të Policisë Emilton Asllanaj me detyrë përgjegjës turni në P.K.K Morine duke i thënë:
Laert Sulo: Ndihmoje pak është duke ikur për në Kosovë, duhet ta njohësh, Zajmina Vasjari……….
Emiltoni: Jepi nr. tim
Nga verifikimi në sistemin TIMS rezulton se shtetasja Zajmina Vasjari ka kryer dalje nga Republika e Shqipërisë në datë 02.02.2022 dhe ka hyrë në datë 04.02.2022, duke kaluar kufirin me mungesë dokumentacioni Prokurore për fëmijët e mitur, duke u favorizuar dhe ndihmuar nga punonjësi i Policisë Emilton Asllanaj, kundrejt porosisë të marrë nga shefi i stacionit, Laert Sulo. Po ashtu, nga verifikimi në sistemin TIMS rezultojnë të regjistruar edhe dy fëmijët e saj të mitur