Rugova thotë se kryesia e dorëhequr e LDK-së po tenton ta imponojë Kryetarin e ardhshëm
Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova thotë se kryesia e dorëhequr e LDK-së po tenton të imponojë Kryetarin e ardhshëm të kësaj partie.
“Kryetari i ri duhet të vijë vetëm nga baza dhe atë nëpërmes një gare vërtet demokratike, me shumë kandidatë dhe vetëm me votë të fshehtë”, shkruan ai.
Ai shton se akoma po vazhdohet me idetë e klaneve e dallavereve.
Postimi i plotë:
Këto ditë, kryesia në dorëheqje po përpiqet ta imponojë kandidatin e vet për Kryetar të ardhshëm. D.m.th, përkundër katastrofës zgjedhore, akoma vazhdohet me idetë e klaneve dhe dallavereve.
Kryetari i ri duhet të vijë vetëm nga baza dhe atë nëpërmes një gare vërtet demokratike, me shumë kandidatë dhe vetëm me votë të fshehtë.