LajmeTë fundit

KRYETARI MUSTAFA PRITI DREJTORËT E SHKOLLAVE SHQIPE(Foto)

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Ragmi Mustafa dhe Komisioni për Arsim pritën në selinë e këtij institucioni drejtorët e shkollave shqipe në Luginë të Preshevës. Gjatë këtij takimi të parë u diskutuan sfidat, problemet dhe mundësia e bashkëpunimit në mes shkollave shqipe dhe KKSH.
Nga kjo mbledhje, KKSH dhe drejtorët e shkollave dolën me iniciativë të përbashkët për themelimin e Rrjetit të mësimdhënësve të shkollave shqipe në Luginë të Preshevës. Si mekanizëm shtesë për të përcjellë, reaguar e ofruar zgjidhje në procesin edukativo arsimor për institucionet shkollore me mësim në gjuhën shqipe.
Gjithashtu, u diskutua edhe për mungesën e teksteve mësimore në gjuhën shqipe, ditarët digjital, trajtimi i plan programit, garat e nxënësve, si dhe gjetjen e mundësive për një qasje të përbashkët dhe të sinkronizuar ndaj gjendjes në përgjithësi të arsimit si dhe për temat e veçanta.
Vlen të theksohet u diskutua për prioritet, duke e dakorduar për një agjendë të përbashkët në realizimin e zotimeve dhe konsumimin e të drejtave në fushën e arsimit.

Me datë 17.01.2019
Shërbimi për informim i KKSH-së