Rtv Spektri: Edhe dy këshilltar të APN-së do të largohen nga ky subjekt
Pas deklarimit të këshilltares Fetanete Mehmeti nga radhët e APN-së se e pa kënaqur nga keq qeverisja e pushtetit lokal largohet nga radhët e kësaj partie, nëpër kuloaret politike të Preshevës përflitet se janë edhe disa këshilltar nga ky subjekt politik të cilët kanë vendosur të largohen. Në lidhje me këto parashikime sot Rtv Spektri, gjegjësisht drejtori i saj Nexhat Behluli, i cili njihet si njohës i rrethanave politike në Luginë dhe më gjërë ka deklaruar se ka informata të sigurta që një largim i tillë pritet të ndodh shumë shpejt. Më poshtë po e publikojm në tërësi deklarimin e drejtorit të Rtv Spektri z.Nexhat Behluli:
Çka po ndodhë me Aleternativën Për Ndryshim!
Sot në orët e paradites një Këshilltarë Komunal i APN-së e braktisi kët Subjekt Politik më të riun në Luginë të Preshevës por kjo nuk është edhe fundi i paknaqsive në kët parti.
Telavizioni #SPEKTRI nga burime të sigurta mbrenda APN-së mëson se edhe 2 Këshilltarë Komunal po të këtij Subjekti Politik kan filluar konsultimet me Bazën e tyre nga Nëndegët që vinë dhe pritet që të marin vendim për largim nga APN-ja për shkaqe të njejta që e bëri edhe Këshilltarja e parë. Se Alternativa Për Ndryshim në Preshevë do të shembet si Kulla prej kartave nuk ka dyshim sepse në kët Subjekt Politik që në fillim është vërejtur se ka të radhitun Anëtarsi e cila ka dinjitet, i kupton mashtrimet dhe politikën e mbrapsht të parit të sajë !
#Hajri e daftë…