Rreth 7 persona dyshohet se kanë prodhuar çertifikata të veteranëve
Policia e Kosovës njoftoi sot se në Prishtinë ka arrestuar një person të dyshuar për rregullim të certifikatave dhe vërtetime të falsifikuara të veteranëve të UÇK-së, shërbime për të cilat dyshohet se ka përvetësuar para, duke thënë se me rastin dyshohet të ketë të përfshirë edhe persona të tjerë.

Ai ka folur edhe për kërkesën e prokurorit Enver Krasniqi që të ndalen pagat për 19 mijë veteranë.
“Nuk jemi të kënaqur fare me vendimin e Prokurorisë Speciale që të ndalen pagat për 19 mijë veteranë. Është diku 7 mijë numri i veteranëve i saktë në këtë listë. Paga mund t’iu ndalet vetëm veteranëve të pamerituar, ndërsa unë do t’i përkrahi veteranët e vërtetë. Nëse i ndalin pagat do të thërras protestë para Prokurorisë Speciale. Ishalla nuk ndodh. Është mirë që Prokuroria t’i merr dosjet e veteranëve dhe personat që kanë bërë shkelje t’i vë në bankën e të akuzuaruve dhe t’ua merr paratë. Si Organizatë e veteranëve jemi me përkrahë drejtësinë, por jo në këtë formë”, ka thënë Gucati.
Ai paralajmëron destabilizim të situatës në rast se pensionet ndalen, pasi nuk mund të siguroi se protestat do jenë të qeta.
“Mos të destabilizojë vendin, mund të dalim në protestë dhe mund të jetë e dhunshëm. Prokuroria nuk duhet t’i shtijë të gjithë me një thes, por vetëm personat që kanë mashtru”, thotë Gucati.