Ronaldo i nervozuar kur Messi u shpall sulmuesi më i mirë në Evropë
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi u ribashkuan në shortin për në Champions League në Monako, të enjten.
Dy superyjet nuk janë takuar me njëri-tjetrin që prej kur Ronaldo u largua nga Real Madridi verën e kaluar, shkruan Periskopi.
Dhe si finalistë për çmimin “Lojtari i Vitit” nga UEFA, ata u ulën afër njëri-tjetrit së bashku me Virgil van Dijkun.
Ronaldo dhe Messi shtrënguan duart pasi u takuan.
Ata gjithashtu shkëmbyen fjalë, në një bisedë që të gjithë do të dëshironim ta dinim se çka u tha.
Ishte Van Dijk ai që mposhti dyshen për çmimin kryesor, por para kësaj Messi u shpall Sulmuesi i Sezonit, dhe të gjithë tani po flasin për reagimin e Ronaldos në rrjetet sociale.