FutbollSporti

Rezultat i pazakontë në Holandë, Ajaxi fiton 13:0

Skuadra e Ajaxit e ka “shkatërruar” ekipin e Venlos në ndeshjen e së shtunës, duke shënuar fitore me rezultat 13:0.

Ndeshj u dominua tërësisht nga mysafirët, me raste të shumta shënimi duke mos ia mundësuar kundërshtarit të shënonte ndonjë gol nderi, transmeton KOHA.

Lassina Traore ka shënuar pesë gola, Ekkelenkamp dy, Blind dy, Huntelaar dy, Tadic një, Antony një dhe Martinez një.

Ky rezultat i thellë është i rrallë dhe i pazakontë. Ajaxi pas kësaj fitoreje renditet në pozitën e parë me 15 pikë, ndërsa Venlo në të dhjetën, me gjithsej pesë pikë.

Skuadra e Ajaxit me rezultatin e kësaj ndeshjeje ka shënuar fitore rekorde në historinë e saj në divizionin holandez.