FutbollSporti

Punë e kryer, Muriqi vesh fanellën e Lacios

Mediat në Itali, “Sky Sport Italia” dhe “SportItalia” pretendojnë se Vedat Muriqi mund të transferohet në Serinë A për një shumë rreth 18 milionë euro. Sipas “Tuttomercatoëeb” një drejtues i Lazios është tani në Stamboll për të mbyllur detajet e operacionit.

Sulmuesi i Kosovës ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar 7 asiste në 36 ndeshje me Fenerbahçen këtë sezon. Lacio po kërkon të përforcojë skuadrën, pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër. Vendi që mund të lirohet për Muriqin është largimi i Kaisedos.