FutbollSporti

Madridi triumfon në “El Clasico”, fitore e madhe ndaj Barcelonës në “Camp Nou”

Ka përfunduar “El Clasico” në La Liga.

Real Madrid ka shënuar fitore të madhe ndaj Barcelonës me rezultat 1 me 3 në transfertë.

Valverde, Sergio Ramos dhe Luka Modric shënuan për Real Madridin, kurse Ansu Fati shënoi për Barcelonën.

Ishte një ndeshje jashtëzakonisht e rivalizuar, sidomos në pjesën e parë. Më pas në pjesën e dytë Real Madridi shfrytëzoi mirë rastet e krijuara dhe triumfoi me dy gola avantazh në Cam Nou.

Pas kësaj fitorje Real Madrid renditet në pozitën e parë me 13 pikë, kurse Barcelona në të 10-tën me gjithsej 7.