Rexhep Arifi, polici shqiptar nga Presheva me gjestin e tij human arriti edhe në CNN
Disa histori duhen përsëritur vazhdimisht, veçanërisht ato për njerëzimin, të cilat, me sa duket, i kemi harruar pak kolektivisht. I tillë është rrëfimi i policit më të njohur në Ballkan, Rexhep Arifi nga Presheva, shkruan Ministri e Lajmeve
Ai humbi babanë e tij kur ishte vetëm 6 muajsh, por u rrit dhe u bë një burrë i mirë. 7 vite më parë, kur e gjithë bota mësoi për të, ai nuk ishte i martuar dhe nuk kishte fëmijë, por me veprimin e tij emocionoi të gjithë ata që dëgjuan për të.
Kjo është historia e tij:
- Unë nuk kam fëmijë, por sa herë i shoh ata fëmijët që ikin dhe si kanë frikë, më vjen shumë e vështirë, dua të qaj. Padyshim që ky është profesioni im, por jam edhe njeri – kështu ka thënë shtatë vite më parë Rexhep Arifi, polic nga Presheva, fotografia e të cilit u bë virale në të gjithë botën, kështu arriti deri në televizionin më të njohur botëror CNN. Arifi në fotografi shihet duke përqafuar një fëmijë të ardhur nga Siria pas shpërthimite të luftës në Lindjen e Mesme.