Reshjet e shumta të shiut shkaktojnë dëme të mëdha në disa shtëpi në Preshevë
Në vendbanimet Stacioni hekurudhor dhe lagjen “Llapincë” të komunës së Preshevës rreth njëzet amvisëri janë përmbytur nga reshjet e shumta të ditëve të fundit.
Qytetarët nuk janë të kërcënuar, por oborret dhe bodrumet janë nën ujë.
Për shkak të reshjeve të dendura dhe kanaleve të patrajtuara, një sasi e madhe e ujit ka mbetur në disa vende në Preshevë, në vendbanimet e Stacionit Hekurudhor dhe në Lapincë. Zjarrfikësit dolën në terren kur u depërtua uji.
“Sa herë që bie shi i madh, kur ka vërshime në Preshevë, uji vjen këtu. Ne jemi këtu, vuajmë sa herë që bie shi i dendur”, thotë Stojadin Iliq nga vendbanimi Stacioni hekurudhor.
Uji derdhet nga bodrumi dhe oborri, ndërsa ujë ka edhe në rrugë të caktuara në të dy vendbanimet.
“Kjo ka ndodhur që kur e kanë mbyllur shtratin e lumit dhe uji nuk ka ku të shkojë”, thotë Reshad Shabani nga vendbanimi Lapincë.
“Për shkak të ndërtimeve të egra shtrati i lumit humbet dhe shkakton dëme të paimagjinueshme në familje. – Sa janë dëmet? “Meqë jemi vazhdimisht në terren, nuk kemi pasur kohë të kemi mbledhje të Shtabit, por po i eliminojmë pasojat që të mos rrezikohen njerëzit”, thotë Nexhmedin Ahmedi nga Shtabi Komunal për Situata Emergjente.
“Duhet të bëhet pastrimi i kanalit që është shkaku kryesor i këtyre përmbytjeve. Në terren janë 13 zjarrfikës, 10 pompa zjarrfikëse dhe 5 vetura”, tha Marjan Ristiq, zëvendëskomandant i Batalionit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit të Vranjës.