Reali i shpëton humbjes nga Brugge
Real Madridi është ndarë baras me Club Brugge në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Në kuadër të Grupit A, ekipi madrilen nisi keq ndeshjen duke pësuar dy gola në pjesën e parë.
Emmanuel Dennis shënoi dy gola në minutat 9 dhe 39 për t’i dhënë epërsinë Brugget në “Bernabeu”.
Megjithatë, Reali arriti të shmangë humbjen duke shënuar dy herë në pjesën e dytë.
Fillimisht, Serigo Ramos ngushtoi epërsinë e mysafirëve në minutën e 55-të, para se Casemiro të realizonte për 2 me 2 në minutën e 85-të.
Pas dy ndeshjeve deri tash, Reali është i fundit në grup me vetëm një pikë. PSG prin me 3 pikë, Brugge është i dyti me dy, e Galatasaray i treti me një. Galata-PSG përballen me njëra-tjetrën më vonë.