FutbollSporti

Reali fiton ngushtë ndaj Galatës, PSG-ja “shkel” Bruggen

Real Madridi ka fituar ngushtë përballjen me Galatasarayn në xhiron e tretë të Grupit A në Ligën e Kampionëve.

Toni Kroos shënoi golin e vetëm për fitoren e parë të “Mbretërve” këtë edicion. Ai realizoi golin e fitores në minutën e 18-të.

Në tabelën e Grupit A, PSG-ja prin me nëntë pikë, e ndjekur nga Reali që ka katër. Club Brugge ka dy, ndërsa Galatasaray në fund ka vetëm një pikë.