BasketbollSporti

Basketbollisti Kobe Bryant ka ndërruar jetë pas një aksidenti me helikopter

Legjenda e basketbollit Kobe Brayant raportohet se ka vdekur pas një përplasje me helikopter.

Sipas TMZ, ylli i NBA po udhëtonte me tre persona tjerë me helikopterin e tij privat kur ndodhi dhe aksidenti.

Labron James kishte arritur që ta lë prapa Koben në listën e realizatorëve më të mirë të të gjitha kohërave, duke u ngjitur kështu në pozitën e tretë në ranglistë.
Pas kësaj ngjarje historike, Kobe postoi një mesazh në twitter, i cili doli të ishte postimi i fundit i tij:

“Po vazhdon ta qojë lojën përpara (LeBron James). Shumë respekt, vëllai im” kishte shkruar Kobe në twitter