Reagon Partia Për Veprim Demokratik(PVD)
Ministria e Lajmeve eshte informuar rreth situates qe ka ndodhur sot ne komunes e Presheves.Shendrit Jahiur keshilltare i PVD-se eshte larguar sot nga puna.Me poshte e keni reagimin e Partise Per Veprim Demokratik .
Diferencimi ideo-politik produkt i mendjes së smuar nga dalldia pushtetit
Diferencimet ideopolitike të kohës së komunizmit, të cilat u përsosën nën regjimin e Millosheviqit, po aplikohen, sipas standardeve të njëjta, ndaj pjesëtarëve të subjekteve rivale politike në Preshevë.
Largimi nga puna i Shëndrit Jahiut nuk mund të cilësohet ndryshe veç një tentativë e nënshtrimit të atyre që mendojnë ndryshe.
Por çdo tentativë e cila politikën e vet e bazon në nënshtrimin, mbjelljen e frigës, diferencimet dhe prekjen në idare të individëve dhe familjeve shqiptare, i ka dështuar edhe regjimeve shumë më të forta se ky i Preshevës.
Ata që sot diferencojnë kuadro, nesër do të jenë të diferencuar nga populli.