Reagon Pacolli pasi iu lakua emri për president të Kosovës
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar pasi emri i tij u lakua si president i mundshëm i Kosovës.
Pacolli ka thënë se Kosova e ka presidentin e vet. Tutje, Pacolli tha se çdo variant tjetër mbetët vetëm dëshirë.
“Kosova e ka Presidentin e vet kushtetues. Çdo variant tjetër mbetët vetëm dëshirë por kurrsesi realitet”, ka shkruar Pacolli në Facebook.