Lajme

Erdogan, Kurtit: U gëzova që partia juaj do ta rishikojë vendimin për Ambasadën në Jerusalem

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke se përveç dialogut Kosovë-Serbi, në tavolinën e kryeministrit do ta gjejë edhe një çështje tjetër, atë të hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Nga Izreaeli e ftojnë që të marrë pjesë në inaugurumin e Ambasadës, derisa presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, i kërkon ta shmangë një vendim të tillë që sipas tij mund t’i shkaktojë dëm të madh Kosovës.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë disa urime nga liderë të ndryshëm të botës pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit. Dy prej më të rëndësishmeve për nga substanca, ka qenë ajo e kryeministrit të Izraelit, Benyamin Netanyahu dhe ajo e presidentit të Turiqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Netanyahu në letrën e tij ka uruar Albin Kurtin, derisa ka theksuar se e mirëpret në Izrael për ta inauguruar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem.

Por ndryshe nga kryeministri izraelit, presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, ka thënë se mirëpret qëndrimet e partisë që drejton Albin Kurti, se do të shqyrtohet vendimi i Kosovës për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem.

Erdogani i ka thënë Kurtit se po të shmangej një hap i tillë do të bëhej gjëja e dobishme.

“Për më tepër, jam i kënaqur, kur mësova për qëndrimin e partisë suaj që, nëse vjen në pushtet, do ta rishikojë angazhimin e Kosovës për hapjen e Ambasadës në Jerusalem. Besoj se do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, i cili mund t’i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës”, ka shkruar Erdogani në letrën e tij.