Lajme

Reagon Lumir Abdixhiku pas arrestimit të Dardan Molliqajt

Keyetari i LDK-së ka reaguar në lidhje me arrestimin e kryetarit të PSD-së Dardan Molliqajt para pak çastesh para televizionit T7, përcjell Ministria e Lajmeve.

Reagimi i plotë :

Arrestimi i dhunshëm i Kryetarit të PSD-së Dardan Molliqaj, ka shije të një hakmarrjeje të pastër politike; prandaj ky akt, për mua dhe LDK-në është i papranushëm dhe kundër standardeve bazike të demokracisë.

Kurti dhe Qeveria e tij nuk guxojnë të përdorin pushtetin policor për kërcënime e arrestime politike; sidomos kur për alternativë kanë ndjekjen normale e njerëzore të rrugëve procedurale sipas rregullave tashmë të njohura.

I bëj ftesë organeve të rendit të ruajnë integritetin e tyre profesional e të pavarur dhe të mos bëhen pjesë e këtij teatri politik të një Qeverie paranoike.