LajmeTë fundit

Rusia shtrin raketat edhe në Serbi pas Turqisë, ofron sistemin raketor S-400

Serbia po luan lojë në mes të perëndimit dhe lindjes, deri sa sot në Moskë pritet të nënshkruhet hyrja e Serbisë në Unionin Ekonomik Euro Aziatik nga Kryeministrja serbe Ana Brnabic, në bazën ushtarake në Batajnica janë vendosur sistemet ruse S-400, transmeton Ministria Lajmeve.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë se ka dërguar sistemet raketore për mbrojtje S-400 dhe Pantsir-S në Serbi për të kryer stërvitje të përbashkëta ushtarake “Mburoja Sllave“.

Ministria ka thënë të enjten se sistemet raketore tokë-ajër do të pozicionohen në bazën Batajnica, jashtë kryeqytetit serb, Beograd. Kjo është hera e parë që sisteme të tilla do të paraqiten në stërvitje ushtarake jashtë Rusisë, është thënë në një deklaratë të ministrisë ruse. Këto njësite do të jenë pjesë e fazës së dytë të stërvitjeve ushtarake Rusi-Serbi, të cilat do të vazhdojnë deri më 29 tetor. E pas manovrave do të kthehen në Rusi.

Ekspertë ushtarak moskovit vlerësojnë se kjo para së gjithash tregon për besimin që ekziston mes dy ushtrive e dy shteteve, por edhe një sinjal i rëndësishëm politik shkruan mediumi i afërt me Kremlinin, Sputnik.

Në shtator njësite serbe kishin përfunduar në Rusi fazën e parë të trajnimit me sisteme bashkëkohore siç janë S-400 dhe Pancir S-1, të cilat deri tani Serbia nuk i ka në arsenalin e saj.. Që ngrit pyetjen se Serbia mund të jetë vendi i radhës ku do të mund të vendoseshin këto sisteme ruse apo ndoshta “Mburoja Sllave” është pjesë e një ‘loje të madhe’ shkruante revista amerikane “National Interest”.

Serbia, ndonëse ka synime për anëtarësim në Bashkimin Evropian, mban lidhje të ngushta me Rusinë.

Gjatë një vizite në Beograd javën e kaluar, kryeministri rus, Dmitry Medvedev ka thënë se ai pret nga homologia e tij serbe, Ana Brnabic, që të nënshkruajë një marrëveshje për tregti të lirë me Unionin Ekonomik të Euro Azisë, sot më 25 tetor.
Demonstrimi i sistemeve S-400 dhe Pancir S-1 gjatë stërvitjeve që po mbahen në Serbi do t’i ndihmojë atyre të zgjedhin se cilin sistem kundër ajror ju përshtatet më së miri tha për Sputnik eksperti ushatrak rus, Aleksei Leonkov. Ai shtoi se Serbia është shtet i pavarur dhe ushtarakisht neutral dhe është e drejtë e tyre të kujdesen për sovranitetin e tyre.