Reagon kryesia e B.L Geraj: Po injorohemi nga pushteti lokal
Drejtues të Bashkësisë Lokale Geraj përmes një reagimi njoftojn bujqit se deri më tani nuk kanë pranuar asnjë ftesë nga pushteti lokal lidhur me ndihmesat e bujqve. Në reagim thuhet:
Të nderuar bashkëvendas
Për shkak se këto ditë po pranojmë shumë thirrje nga bujqit e fshatit në lidhje me mbështetjen që është përfolur tu jepet nga komuna e pamë të arsyeshme të prononcohemi publikisht.
Ne si bashkësi lokale deri tani nuk kemi marr asnjë ftesë nga komuna për tu njoftuar lidhur me procedurat e zhvillimit të këtij procesi, përkundër që flitet se komuna vec ka filluar kontaktin me bashkësitë e tjera lokale.
Në momentin që marrim ftesë nga komuna natyrisht se do ti përgjigjemi pozitivisht.
Me shumë rrespekt,
Kryesia e bashkësisë lokale Geraj.