Të fundit

Arifi: Marrëveshjet e dy qeverive forcojnë pozitën e shqiptarëve dhe avancojnë hapat për bashkim kombëtar

Kryetari i APN-së, Shqiprim Arifi përmes një postimi në fb përshëndet mbledhjen e përbashkët të dy qeverive zyrtare asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Postimi plotë :

Marrëveshjet për zhvillimin e vazhdueshëm të ekonomisë, shkencës e kulturës si dhe thellimin e bashkëpunimit diplomatik e forcojnë pozitën e shqiptarëve dhe avancojnë hapat për bashkim kombëtar”ka thënë Arifi.

Mbledhjen e përbashkët të dy qeverive zyrtare, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë në qytetin e Elbasanit, Lugina e Preshevës e përshëndet dhe mbetet me shpresë që implementimi i marrëveshjeve të sotme të jetësojë ideale të reja edhe për trojet tjera Shqiptare. Lajm i mirë dhe hap i rëndësishëm heqja e pikës administrative kufitare për kosovarët. Marrëveshjet për zhvillimin e vazhdueshëm të ekonomisë, shkencës e kulturës si dhe thellimin e bashkëpunimit diplomatik e forcojnë pozitën e shqiptarëve dhe avancojnë hapat për bashkim kombëtar.
Nje lëshim apo vërejtje:
Lugina e Preshevës pret ende që qeveritë zyrtare ta mundësojnë sa më parë edhe funksionalizimin e Fondit Kombëtar të Solidaritetit ka shkruar Shqiprim Arifi.