Të fundit

Lista “Alternativa Demokratike Shqiptare” fillon grumbullimin e nënshkrimeve për zgjedhjet parlamentare në Serbi

Lista “Alternativa Demokratike Shqiptare” – sot ka filluar procesin e grumbullimit të nënshkrimeve në selitë e APN-së në Preshevë dhe Bujanoc, për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 3 prill në Serbi, përcjell Ministria e Lajmeve.

Njoftimi i plotë :

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare me Lëvizjen për Reforma në kuadër të Listës Alternativa Demokratike Shqiptare, në selitë e Alternativës për Ndryshim në Preshevë dhe Bujanoc ka filluar procesi i grumbullimit të nënshkrimeve dhe plotësimit të formularëve për pjesëmarrje në këto zgjedhje.

Ftojmë anëtarësinë tonë të gjerë dhe të gjithë qytetarët tjerë të lirë që të mbështesin Listën ADSH ??