Bideni e quajti Putinin “kasap”, vjen reagimi nga Kremlini
Presidenti i Amerikës, Joe Biden, e ka quajtur presidentin rus Vladimir Putin një “kasap”, pasi i vizitoi refugjatët ukrainas në Varshavë të Polonisë të shtunën, shkruan CNN.
I pyetur nga gazetarët se çfarë mendime i silleshin në kokë teksa shihte refugjatët, Bideni u përgjigj duke thënë se “Putini është një kasap”.
Dhe Kremlini u është kundërpërgjigjur komenteve të Bidenit, duke thënë se “këto deklarata kufizojnë edhe më tej përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vende”, sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass.