Reagon Haradinaj ndaj padisë së Ramës: Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj do t’i përgjigjet padisë së ngritur nga Edi Rama, duke e cilësuar atë pa bazë ligjore dhe një diverzion politik që bëhet nga Kryeministri shqiptar.
Reagimi i plotë i Haradinajt:
Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë.
Unë, sipas ligjit, do të përgadis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore!
Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë.
Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë.
RH