Lajme

Selmanaj: Rikthimi i PAN-it në pushtet do të ishte dhurata më e keqe që VV-ja do t’ia bënte popullit

Driton Selmanaj nga LDK-ja, ka thënë se Vetëvendosja mund ta rikthejë PAN-in në pushtet, nëse nuk arrin ta bëjë qeverinë.

Ai ka thënë se kjo do të ishte dhurata më e keqe ndaj popullit të Kosovës.

“Në aspektin teorik, PAN-i mund të rikthehet bashkë me minoritete për të marrë sërish qeverinë. Ky do të ishte lajmi më i tmerrshëm për Kosovën nëse do të ndodhte. Porandaj vv-ja duhet të jetë më koshiente karshi kësaj, sepse ne u kemi thënë njerëzve se do ta largojmë PAN-in dhe Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka thënë se PDK-ja nuk është fare opsion. Por, nëse PAN-i do të kthehej në Qeveri, do të ishte një dhuratë nga VV-ja, një dhuratë e tmerrshme për popullin e Kosovës. Nëse e ndajmë fajin, atëherë është 90 me 10 për LVV-në”, deklaroi Selmanaj në Interaktiv të KTV-së.