Të fundit

Reagojnë përfaqësuesit politik pas vrasjes së sotme në Bujanoc

Pas tragjedisë që ndodhi gjatë ditës së sotme në qytetin e Bujanocit ku si pasojë e një mosmarrëveshje mbeti i vrarë Nehat Fetaji nga fshati Tërrnoc i Madh, kanë reaguar edhe përfaqësuesit politik, përcjell Ministria e Lajmeve.

Ragmi Mustafa kryetari i KKSH’së përmes një postimi në FB ka reaguar në lidhje me rastin e rëndë që tronditi komunën e Bujanocit

Reagimi i Mustafës :

Çfarë tronditje e trishtimi i thellë.

Lajm i tmerrshëm dhe fatkeq, që prishi qetësinë e familjes, miqve, atyre qe e kanë njohur apo jo!!!

Humbje jashtëzakonisht e rëndë, ndarja nga jeta e mikut, shokut Nehat.

E pamundur të gjej fjalë për familjen e miqtë, për t’i shprehur ngushëllimet e ndjera e keqardhjen e thellë për këtë tragjedi të madhe!

Nuk do të harrojmë forcën e karakterit tënd; mirësinë e shpirtin e bardhë; bujarinë e durimin; por edhe gëzimet, dashninë, urimet dhe bekimet tua për neve, shoqërinë tënde!

Shpirti yt u prehtë në paqe, atje me lulet e parajsës!

I paharruar kujtimi!

Po ashtu në lidhje me ngjarje e sotme ka reaguar edhe deputeti i shqiptarëve të Luginës Shaip Kamberi .

Reagimi i plotë i Kamberit :

Tragjedi.

Dhimbje e thellë e humbje e madhe.

Ishte një i ri shembull, një punëtor i pashoq e një baba me plotë jetë.

Allahu e shpërbleft me Xhenet. Familjes t’i dhurojë sabër.

Të qoftë i leht dheu, Nehat!

Gjithashtu nuk ka munguar edhe reagimi i kreut të PD Nagip Arifi i cili ngjarjen e konsideori si një tragjedi për komunën e Bujanocit.

Reagimi i plotë i Arifit :

Tragjedi!

Rasti i sotshëm na ka tronditur të gjithëve!

Shprehim ngushëllimet familjes Fetahu nga Tërnoci, kurse Nehatin Zoti e shpërbleftë me Xhennet.

Kurrë mos u përsëritshin raste të tilla!

N.A