Të fundit

Dëbohen refugjatë sirian nga Sombori në Bujanoc

Nga qyteti Sombor është organizuar një veprim tjetër operativ policor i dëbimit të rreth 400 refugjatëve të cilët nuk kanë një qëndrim të rregulluar, mësoi jozyrtarisht RTV.

Sipas kësaj medie 7 autobusë u organizuan për transportin e refugjatëve të cilët i sollën në  Bujanoc dhe Pirot.

Shumica e refugjatëve janë sirianë dhe gjatë ditëve të mëparshme ata u zhvendosën në grupe jashtë qendrës së pranimit në periferi të Somborit.

Ky dëbim u organizua nga Komisariati për Refugjatët dhe Personat e Zhvendosur, Qyteti i Sombor dhe Departamenti i Policisë në Sombor./Titulli