Lajme

216 raste me COVID-19 të dielën në Kosovë, 1 i vdekur

216 raste me COVID-19 janë regjistruar të dielën në Kosovë, numri më i madh ndonjëherë që nga fillimi i pandemisë.

Ky numër i të infektuarve ka dalë nga gjithsej 493 mostra të testuara, është bërë e ditur nga IKSHPK-ja.

Ndërkohë, gjatë këtij 24-orëshi është regjistruar edhe një vdekje, duke e ngritur në 102 numrin e përgjithshëm të të vdekurve.