Lajme

Raste të dyshuara me Koronavirus në Kosovë, këto janë detajet..

Edhe tri raste të dyshimta me Koronavirus janë paraqitur sot në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Me datë 29.02.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar 3 mostra të pacientëve në virusin SARS CoV-2 dhe kanë rezultuar negative”, thuhet në njoftim, shkruan Insajderi.

Deri tani në Kosovë janë testuar gjithsej 33 mostra të dyshimta në virusin vdekjeprurës dhe të gjitha kanë rezultuar negative.