Opinione

Rashiti: Pritjet janë që në shtator ose tetor marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por jo e plotë

Analisti politik, Naim Rashiti, ka thënë se pritjet janë që në shtator ose tetor të këtij viti të arrihet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por jo e plotë.

Ai ka shtuar se kjo marrëveshje mund t’i rregullojë çështjet ekonomike ndërmjet dy vendeve dhe pastaj elementet politike mund të rregullohen vitin e ardhshëm.

“Pritjet janë që në shtator–tetor të ketë një marrëveshje me Serbinë. Në vjeshtë pritet një marrëveshje jo e plotë, një marrëveshje e cila rregullon shumëçka në praktikë dhe pastaj elementet politike në vitin e ardhshëm”.

“Gjithçka që flitet për marrëveshje që nuk përfshinë njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve është marrëveshje jo e plotë. Është një përpjekje për ta vendosur dialogun në një fazë tjetër që e lehtëson arritjen e marrëveshjes finale”.

Sipas tij, sinkronizimi ndërmjet Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth dialogut Kosovë-Serbi ka munguar dhe po mungon edhe tani.

“Pas zgjedhjeve serbe, ka një bindje se mandati i parë duhet të përfshihet për një marrëveshje sa më gjithëpërfshirëse me Kosovën”. /Klank

“Jemi vetëm në fazat e hershme për zhvillimin e këtyre takimeve. Gjithë këta hapa që Qeveria i ka bërë me heqjen e tarifës, po shohim se ka filluar pak presioni mbi Serbinë që ta ndalojë fushatën dhe të mos lobojë kundër Kosovës”.