Të fundit

Suspendohet zyrtari policor që i quajti preshevarët mashtrues e të pangopur

Polici kufitar, Aziz Kryeziu, është suspenduar nga puna në kohëzgjatje prej 72 orësh për shkak të komentit ofendues që ka bërë në rrjetin social ‘Facebook’ për preshevarët.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë së Kosovës bëjnë me dije se vendimi për suspendimin e tij është marrë mbrëmë, pasi komenti i tij nxiti shumë reagime.

Kryeziu ka ofenduar rëndë preshevarët duke i quajtur mashtrues e të pangopur.