Opinione

Kraki: Grenell nuk është Amerika!

A të ndalemi dy sekonda dhe t’i mendojme gjerat abjektivisht?

Krejt ju që ulërisni skutave te fejsbukut dhe studiove televizive duke na tregu se Grenellit duhet t’i plotesohet çdo dëshirë, sado delirante të jetë ajo, nuk ia keni idenë si duket as çka është Kosova por sidomos nuk keni lidhje me atë që përfaqeson Amerika.

Grenell është turist diplomatik i cili çdo hap e bën për karrieren e tij të mbushur me dyshime nga konsulencat per sisteme diktatoriale e deri tek perfshirja e tij ne presione diplomatike qe shkojne deri ne rastin e Julian Assange (sipas New York Times, The Guardian etj.).

Ne senatin amerikan jane mbi 20 senatorë republikanë dhe te gjithe demokratet që janë ne shtangie totale prej dites kur ky oportunist u emerua nga Trump per « ruajtjen e postit » te shefit te inteligjences deri ne zgjedhjet e reja. Dhe kjo ndodhi sepse sherbimet amerikane nxoren fakte se Rusia prape qendron e perzier ne zgjedhjet amerikane.

E ju vini na lodhni ketu me Geneli geneli, tha geneli tha geneli, bulimet tona ne Amerlike. Argatë të dreqit! STOP!
Sa me shpifje, sa me frikesime sa me trillime, por asnjera s’do kete sukses qe te shpetohet kryeshefi juaj Hashim ilegjitimi.

Nuk ka shqiptar normal qe eshte antiamerikan por nuk ka shqiptar normal qe duhet ta pranoje zhberjen e Kosoves ne kete moment kur Amerika eshte ne mjegullen me te madhe politike qe nga viti 1945.

Pse te behemi kurban ne per nje tweet qe do shitej si fitore matane atlantikut? Grenell nuk eshte Amerika. Ai eshte duke kerku pune me te mire ne Amerike dhe per kete i duhen te pakten nje sukses per Donaldin. Amerika vet eshte ne hall nga Grenellat qe kane dale nga askundi dhe jane duke e çorodite edhe rendin boteror permes polktikes biznes.

Qonu tash e tregomeni se si jam antiamerikan une. Por para se ta beni kete, googlojeni pak emrin e idolit tuaj te ri, turstit Grenell.

Pas tre muajve s’do ketë me Grenell n’Evrope e ju uleruesit e grenellizimit te Kosoves do e ulni kryet siç e keni ulë me demarkacionin. Njesoj na patet lodhe. Vizat vizat.

Ikni mbyllnu deri ne 2021 se per Kosove kur sjeni brengose as kurre s’keni dhene gjë!