Lajme

Ramiz Kelmendi: Taksa ndaj Serbisë duhet të pezullohet

Deputeti nga radhët e LDK’së, Ramiz Kelmendi, ka bërë të ditur se taksa 100% ndaj Serbisë duhet që të pezullohet nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Kelmendi ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet që ta pezullojë taksën pasi kjo është edhe një kërkesë nga miqtë ndërkombëtarë, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE).

Sipas tij Qeveria mund ta pezullojë dhe ta rikthejë sa herë që dëshiron taksën ndaj Serbisë pasi ky është vendim i brendshëm i Qeverisë, transmeton Gazeta Metro.

“Ne duhet ti dëgjojmë miqtë ndërkombëtarë, çdo Qeveri, sa herë dëshiron mundet ta pezullojë dhe sa herë dëshiron mundet ta rikthejë, për arsye se është vendim i brendshëm i Qeverisë dhe është vendim i pa ndikuar nga askush”, tha Kelmendi për EO.

Ramiz Kelmendi është një nga biznesmenët më të mëdhenjtë në vendin tonë, ai është themelues i ELKOS Group që njihet nga të gjithë Kosovë.