Radoiçiq dërgohet në Pallatin e Drejtësisë, pritet të dëshmojë për sulmin në Banjskë
Millan Radoiçiq, organizator i konfliktit të armatosur në Banjskë të Kosovës, ku humbën jetën katër persona, është arrestuar sot. Ai është dërguar në Pallatin e Drejtësisë, ku ndodhet Prokuroria e Lartë Publike dhe pritet të paraqesë mbrojtjen e tij për konfliktin e armatosur në Banjskë.
Ministria e Punëve të Brendshme sot më herët ka njoftuar se Radoiçiqit i është hequr liria dhe se i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë.
Siç thuhet, i është bërë kontrolli i banesës dhe lokalit, pas së cilës është dërguar për t’u marrë në pyetje në objektin e Prokurorisë së Lartë Publike, ku ndodhet aktualisht, raporton Nova.rs