Qeveria e Kosovës financon vizitën e delegacionit nga Lugina në Parlamentin e Strazburgit
„Vazhdojmë me punët e mira të Qeverisë.
Një vendim me rëndësi është dhe miratimi i vendimit për mbulimin financiar të vizitës së një delegacioni nga Lugina e Preshevës në Parlamentin Evropian në Strasbourg muajin e ardhshëm. Ky vendim vjen duke patur parasysh gjendjen dhe sfidat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe nevojën për ndërkombëtarizimin e çështjes së komunitetit shqiptar atje.
Për adresimin e problemeve me të cilat përballen shqiptarët, është e domosdoshme që të ndërmarrim hapa që çështjen e Luginës së Preshevës ta ngrisim edhe në instancat më të larta ndërkombëtare dhe kjo vizitë paraqet një mundësi të mirë për të shpërfaqur diskriminimim e shqiptarëve në Luginë të Preshevës e për t’i artikuluar të drejtat e tyre përpara vendimmarrësve evropianë“ ka deklaruar Besnik Bislimi