PVD ka mbajtur konferencë për shtyp lidhur me mos hapjen e kufirit Miratoc-Llojan
Partia për Veprim Demokratik dega në Preshevë, para pak çastesh nga mbajtur konferencë për shtyp në lidhje me mos hajpen e kufirit në mes fshatit Miratoc-Llojan që ishte premtuar të hapej me datë 1 Korrik nga kryetari i komunës Shqiprim Arifi.
Kryetarja e degës së PVD-se dega Preshevë Ardita Sinani, gjatë konferencës të jashzakonshme akuzoi kryetarin Arifi se premtimi i hapjes së kufirit ishte vetëm një “kartë” për përfitime elektorale nga qytetarët e komunës së Preshevës.
Sinan, shoti se Partia për Veprim Demokratik do të vazhdoj ta demaskoj Shqiprim Arifin me argumenta të cilët kjo parti që ajo udhëheq do t’i argumentojë me fakte nëpër konferenca të tjera që do ti mbajë PVD gjatë javëve në vazhdim.