LajmeTë fundit

Kanë përfunduar punët në zgjerimin e rrugës dhe kryqëzimit te varrezat e Romëve

Ditë më parë kanë përfunduar punët në zgjerimin e rrugës Qemal Shehu në Preshevë, ku tashmë është përfituar hapësirë për rregullimin e trotuarit, së paku nga njëra anë, në mënyrë që këmbësorëve t’u sigurohet hapësirë e veçantë për qarkullim më të sigurtë.

Përveç përfitimit të kësaj hapsire, në pjesën e kryqëzimit tashmë kushtet janë dukshëm më të volitshme, pasi është rritur dukshmëria në afërsi të kryqëzimit dhe në këtë mënyrë është ulur në masë të konsiderueshme rreziku me rastin e frekuentimit të këtij kryqëzimi.

Në anën tjetër varrezat e komunitetit Rom do të marrin një pamje dhe trajtim krejtësisht tjetër, gjithçka sipas marrëveshjes së arritur mes Komunës së Preshevës dhe përfaqësuesve të këshillit fetar Rom, të cilat do të realizohen në periudhën në vijim.