PVD çertifikon listën zgjedhore, do të garoj me numrin 4
Partia për Veprim Demokratik ka dorëzuar listën me ç’rast ka plotësuar kushtet për pjesëmarrje në zgjedhjet komunale në Preshevë që do të mbahen më 28 mars.
Partia për Veprim Demokratik bëhet partia e katërt që plotëson kushtet për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale për të udhëhequr me Komunën e Preshevë, të cilat do të mbahen më 28 mars të këtij viti.
Komisioni Komunal Zgjedhor ka certifikuar sot në mbrëmje listën e PVD-së për zgjedhjet lokale. PVD në këto zgjedhje do të garojë me numrin 4, derisa bartëse e listës është kandidatja e PVD-së për kryetare, Ardita Sinani